Marredhenie

Meqë po afrohet vera: Si ndikojnë në lidhje pushimet me një çift tjetër?

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2024

Meqë po afrohet vera: Si ndikojnë në lidhje pushimet me një
Getty

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë shkuar në pushime me Bradley Cooper dhe Gigi Hadid, detaji u zbulua nga disa deklarata që ka bërë nëna e sportistit gjatë një samiti të mbajtur në Las Vegas.

Sipas Donna Kelce, Travis i ka dërguar foto teska dy çiftet po shijonin plazhin në Carmel-by-the-Sea në Kaliforni. Madje, i biri e kishte paralajmëruar se do e takonte aktorin në të njëjtin event, i njohur si QVC. Dëshmitarë të pranishëm kanë zbuluar për People se kanë dëgjuar nënën e Kelce teksa e ndalon aktorin për ta përshëndetur duke i thënë: “Më tha Travis që do ishe këtu”.

Nisur nga kjo, e dije se është mirë për marrëdhënien kur një çift udhëton me një tjetër?

Sipas ekspertëve, çiftet që udhëtojnë së bashku, forcojnë ndjeshëm komunikimin me njëri-tjetrin. Efekti është aq i ndjeshëm sa i diferencon nga çiftet që rrinë ose udhëtojnë veç bashkë.

Duke qenë se udhëtimi përfshin panifikim dhe vendimarrje, të njeh edhe me një anë të partnerit që mbase nuk e kishe parë, duke testuar përshtashmërinë tuaj në çift.

Udhëtimet mundet gjithashtu të zgjidhin konflikte të caktuara, ashtu siç të bëjnë të mësosh shumë për personin që ke në krah duke e parë të vendoset në situata të reja.

Me pak fjalë, ky udhëtim që u kthye në lajm për dy nga çiftet më të komentuar të Hollywood, mund të jetë një shtysë edhe për ju që doni të bëni pushime me miq dhe çifte të tjerë.