Zendaya është një grua me shumë talente dhe për ata që s’e dinë, ajo ka edhe talent në muzikë. Këtë e ka provuar më së miri përmes performancës së saj në Coachella, ku iu bashkua në skenë këngëtarit Labirinth, me të cilin këndoi “I’m Tired” dhe “All for Us”, këngë nga seriali i famshëm “Euphoria”.
Që prej asaj dite, fansat e aktores kanë shprehur dëshirën që ajo të vijë me një projekt muzikor. E ftuar në episodin e radhës në “The Jennifer Hudson Show”, aktorja 27-vjeçare tha se ndoshta një ditë, kur të vijë momenti i duhur, do të bëhet pjesë e tregut muzikor.
“E dua muzikën dhe është diçka speciale për mua”, u shpreh ajo, duke shtuar: “E di, mendoj se kur të vijë koha e duhur, sepse kam shumë dëshirë të krijoj për veten, por nëse vjen si moment, mbase do mundem që të sjell diçka".
"Mos u çmendni. Do e shohim, mbase do vijë dita”, u shpreh ylli i “Dune”.
Më pas, ajo foli edhe për performancën në Coachella dhe tha se fillimisht, e refuzoi kërkesën e Labirinth për t’u ngjitur në skenë. “Ai është një person i talentuar dhe i mrekullueshëm. Më pyeti nëse doja të performoja në skenë dhe unë direkt thashë “Oh, absolutisht jo, s’mund ta bëj”. Kam kujtime të këqija nga performancat live që nga fëmijëria, por e binda veten se nuk mund të largohesha nga skena përgjithmonë”, tha ajo e më pas, performoi duke rrëmbyer zemrat e njerëzve.
Artikuj të sugjeruar: