Celebrity

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të dashurin dhe s’i vëmë dot faj

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2024

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të

Taylor Swift ka më shumë vëmendje se kurrë, pas publikimit të albumit të saj të shumëpritur “The Tortured Poets Department” dhe me gjithë lajmet që qarkullojnë për të, ajo ka një shqetësim që përfshin edhe dashurinë e saj me sportistin Travis Kelce.

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të

Burime të afërta me të kanë thënë për Page Six:

“Ajo do një fund të lumtur me Travis dhe është e shqetësuar se diçka do i ngatërrojë gjërat. Ka pak ajër mes jetës dhe famës së saj. Travis e do vëmendjen, por ai s’ka qenë kurrë i lidhur me një person të famshëm dhe ajo është një ndër gratë më të famshme në botë. Tani për tani, ai po e shijon gjithçka dhe Taylor shpreson që të vazhdojë kështu”.

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të

Sipas personit anonim, Taylor do që të sigurohet që ai të mos trembet nga fama dhe i gjithë ky interes të mos jetë shterues për të.

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të

Nga ana tjetër, Travis, në një intervistë me Extra, është shprehur se është okay me gjithë vëmendjen që merr. “Jam rehat me kamerat dhe dritat që bien mbi mua. Më pëlqen si sfidë. Jam i lumtur që e kam si sfidë”, tha ai.

Thuhet se Taylor Swift ka një shqetësim në lidhje me të

Por, shqetësimi qëndron dhe s’i vëmë dot faj Taylor, pasi ajo kudo ku është, ka vëmendjen maksimale.

Artikuj të sugjeruar: