
Dua Lipa i bëri të gjithë ta kishin mendjen tek ajo kur hyri në festën e Time 100 Gala, në New York si pjesë e listës dhe si performuese para personave më me ndikim në botë për këtë vit.
Trendi koketë, frymëzuar nga eleganca franceze me detajin e fjongove, është kthyer në më të pëlqyerin e momentin, mbështetur edhe nga gocat e famshme që nuk po ndalen duke e promovuar.

Dua ishte veshur me një fustan të krijuar nga Chanel vetëm për të. Sipas mediave, për ta krijuar këtë veshje janë dashur më shumë se 1000 orë punë dhe 45 mijë detaje të qepura mbi fustan. Ky është konsideurar si niveli më i ri i trendit koketë, të cilit Dua i shtoi edhe një seri bizhuterish argjend dhe diamante në qafë.
View this post on Instagram
Me këtë rast, Lipa e nxori nga lista trendin (fillestar) koketë me detaje rozë, shumë elegant, duke futur prekjen Chanel dhe elegancën e shtëpisë së modës franceze.
Artikuj të sugjeruar:
- Mënyra se si Dua flet për beqarinë është kaq e bukur ^^
- Dua Lipa thotë se e ka manifestuar jetën e saj dhe s’i kursen ca detaje për Kosovën
- Dua Lipa kombinon fundin me ngjyrën e flokëve dhe duket WOW
- Dua Lipa zbulon se kur do të publikohet kënga e re dhe data është shumë afër
- Dua Lipa i bashkohet trendit të zbardhimit të vetullave dhe duket kaq ndryshe