Celebrity

Kylie Jenner reagon në mënyrë të tërthortë për lajmet e shtatzënisë?

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2024

Kylie Jenner reagon në mënyrë të tërthortë
Instagram

Kylie Jenner vendosi të hedhë poshtë gjithë lajmet për një shtatzëni të mundshme me Timothée Chalamet, duke publikuar një video ku tregon barkun e sheshtë dhe kjo mund të jetë një përgjigje e qartë për zërat që qarkullojnë. 26-vjeçarja ka vendosur të bëjë modelen duke treguar xhinset e markës së saj të re, “Khy” dedikuar veshjeve.

Nga modelet me prerje të drejtë, tek ato të gjera, Kylie tregoi me detaje si i rrinin xhinset, duke vënë në dukje edhe fizikun e saj.

Kylie Jenner reagon në mënyrë të tërthortë
Instagram

Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Jenner lindën gjatë këtij muaji, kur Daniel Tosh, komedian i njohur foli për një bisedë me një shitës në market, i cili thuhej se kishte dëgjuar biznesmen duke folur për shtatzëninë në një nga episodet e reja të “Keeping up with the Kardashians”.

Kylie Jenner reagon në mënyrë të tërthortë
Instagram

Zhdukja e saj nga daljet publike, i nxiti edhe më shumë këto fjalë, bashkë me lajmet se mund të jetë ndarë nga Chalamet. As Jenner e as aktori nuk kanë folur drejtëpërdrejt për këtë temë, por këto video u cilësuan si konfirmimi i saj për të thënë se nuk është shtatzënë.

Kylie është nënë e dy fëmijëve, Stormi 6 vjeç dhe Aire 2 vjeç, të dy me ish-in, Travis Scott.

Artikuj të sugjeruar: