Showbiz dhe TV

Ndryshe nga ç’mund të mendoni, Sara Hoxha është fanse e Dua Lipës

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2024

Ndryshe nga ç’mund të mendoni, Sara Hoxha është

Sara Hoxha, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me Dua Lipën, e cila vite më parë ka qenë e lidhur me Ledri Vulën. Sara tregoi se është fanse e Duas dhe se e cilëson edhe si mikeshë.

“Jam fanse e Dua Lipës. Nuk mund të them që e kam shoqe, e kam pak fare mikeshë, ndoshta. Aq sa (kur) mund të takohemi ndonjëherë rastësisht ose jo, e përqafojmë njëra-tjetrën, ndonjëherë edhe festojmë së bashku”, tha Sara.

Kjo nuk është hera e parë që Sara flet për Duan. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, dy vite më parë, Sara tha: "Dua Lipa ishte shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht sepse ato donin të takonin Poin. Tani un faktin që Dua Lipa ka qenë e dashura Ledrit dhe që unë e takova...Aq veta sa më kanë thënë që ke bërë mirë, aq edhe më kanë kritikuar duke më thënë si mund ta takoje. Unë s'e kuptoj ku qëndron problemi. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo ndonjë tjetër...I jap dorën për këtë. Eshtë një pikë më shumë për të."- tha asokohe Sara duke qeshur. 

Ndryshe nga ç’mund të mendoni, Sara Hoxha është

Sara gjithashtu ka pasur në një periudhë marrëdhënie të mirë edhe me Dafinën, por më pas, u përfshinë në një dramë, ku Dafina akuzoi Sarën dhe Ledrin se ia kishin marrë respektin për dobësi dhe se e kishin përdorur për vëmendje, por gjithsesi, qartazi, Sara ruan ende shoqërinë me Duan.

Artikuj të sugjeruar: