Celebrity

Nisur nga Megan Fox: Ç’është “mekanizmi i izolimit”

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2024

Nisur nga Megan Fox: Ç’është “mekanizmi i
Getty

Teksa mediat janë ende duke gërmuar për të kuptuar a janë bashkë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, në një nga intervistat e saj të fundit, aktorja foli për “mekanizmin e izolimit”, i lindur te ajo si mënyrë për t’i rezistuar traumave nga dhuna fizike dhe psikologjike e burrave.

Gjatë intervistës në “Call Her Daddy”, Megan, e cila është dhunuar nga njerku, kujtoi herën e parë që e rrahu një burrë duke komentuar: “Kur ndodh, ti ngrin, por në të njëjtën kohë të duhet ta qetësosh dhe t’i tregosh se çdo gjë do bëhet mirë”.

Megan Fox shpjegoi se pasi u bë viktimë e dhunës fizike dhe verbale nga një ish-partner (identitetin e të cilit nuk e zbuloi), truri i saj mësoi të mbronte veten duke e futur në mekanizmin e izolimit.

“Fatkeqësisht, njeriu mësohet me dhunën dhe vjen një kohë kur truri tenton të izolohet dhe të normalizojë çfarë po ndodh që të mbijetojë”, u shpreh ajo.

Po çfarë do të thotë të izolosh emocionet si Fox?

Psikologët theksojnë se është në natyrën e njeriut që të mbijetojë, ndaj nuk ka rëndësi sa e rëndë është një situatë, truri gjithmonë mbron veten.

Kur përjeton rrezik që përfshin emocione të forta, ekziston mundësia që si mbrojtje, truri të ngrijë. Një mekanizëm i tillë të lejon të përqëndrohesh në detyra të jetës së përditshme. Kështu memoria tramatike fshihet diku për t’u mbuluar nga përqëndrimi në eksperienca të tjera.

Synimi i vetëm i kësaj forme izolimi është të mbrojë individin nga emocionet e forta gjatë dhe pas momentit të traumës. Ky mekanizëm ndërtohet veçanërisht te personat që janë viktima në mënyrë të vazhdueshme.

Rreziqet e saj janë të shumta dhe nisin nga paaftësia për të dalluar dhe njohur emocionet, deri te transformime komplekse të personalitetit.

Zgjidhja për të është gjithmonë konsulta me një specialist dhe terapia!

Artikuj të sugjeruar: