Justin Bieber postoi një album me foto, në disa prej të cilave shfaqet duke qarë. Menjëherë njerëzit shprehën shqetësim për gjendjen e këngëtarit dhe nuk i kursyen (me të drejtë) pyetjet dhe komentet.
“Pse po qan?”; “Shpresoj të jesh mirë. Urrej të shoh lot në fytyrën tënde”; “Justin, vëlla, çfarë ndodhi?”, ishin disa nga komentet, ndërsa të tjerë e vlerësuan faktin që këngëtari tregon një anë të ndjeshme në rrjetet sociale. “E dua shumë faktin që ti tregon ndjeshmërinë dhe emocionet. Është fantastike që ti rikujton se pas të qenit i famshëm, sërish mbetesh një qenie njerëzore. Ne të duam”, u shpreh një tjetër person.
Sigurisht, pati edhe thashetheme të cilat e lidhën postimin e Justin me një divorc të mundshëm nga e shoqja, Hailey, por zërat u shuan shpejt, pasi ajo komentoi: “Një qaraman i bukur”, duke shprehur kështu dashurinë e saj ndaj ndjeshmërisë të së shoqit.
Sa i përket zërave për një divorc të mundshëm mes çiftit, të cilat nisën pasi i ati i Hailey ripostoi një video, ku u kërkonte njerëzve që të përfshinin në lutjet e tyre Justin dhe të bijën, një burim tha për People se nuk ka një të vërtetë në këto thashetheme dhe se ata janë jashtëzakonisht të lumtur.
Çifti kurorëzoi dashurinë në mënyrë sekrete në vitin 2018.
Artikuj të sugjeruar: