
Rihanna, në një intervistë për Extra, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala 2024. Ajo ka qenë e pranishme në eventin e organizuar në Los Angeles, Kaliforni, për promovimim e produktit të ri nga Fenty Beauty, ku foli edhe për pjesëmarrjen e saj në ngjarjen e shumëpritur.
Riri tha se do të jetë në Met Gala 2024, por na çuditi, pasi pohoi se do të vijë e veshur shumë thjesht. “Në fakt, këtë vit do jem e veshur thjesht, në krahasim me ç’kam veshur më parë”, duke shtuar se gjithçka do të varet nga grimi dhe flokët e saj.

Met Gala do të mbahet si çdo vit në New York, në “Metropolitan Museum of Art's Costume Insitute”. Këtë herë, tematika e mbrëmjes do të jetë “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion".
Këtë vit, pritës të eventit do të jenë Zendaya, Jennifer Lopez, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth. Eventi do të zhvillohet më 6 maj 2024.
Artikuj të sugjeruar: