Celebrity

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë me vajzat në tapetin e kuq

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2024

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë me vajzat në

Mjaftoi një ceremoni çmimesh që aktorja e famshme të dilte publikisht me vajzat në një ngjarje që ka vëmendjen e medias nga e gjithë bota. Mbrëmja gala e "AFI Life Achievement Award" solli në tapetin e kuq të gjithë familjen e Kidman dhe bashkëshortit Keith Urban, bashkë me dy vajzat adoleshente të çiftit.

Kjo është zyrtarisht dalja e parë publike e fëmijëve të çiftit të famshëm, ndërsa gjatë ceremonisë dhe marrjes së çmimit, Nicole u shpreh se ato janë dashuritë e jetës së saj.

“Mendoj se kam shumë fat në jetën time, por më e rëndësishme kam shumë dashuri,” tha ajo. “Aty janë dashuria e jetës sime. Vajzat nuk kanë qenë kurrë askund në publik apo në një tapet të kuq me mua dhe sot është dalja e tyre e parë,” shtoi ajo.

Nicole Kidman shfaqet për herë të parë me vajzat në

Aktorja ka qenë gjithnjë e rezervuar kur bëhet fjalë për vajzat e saj. Në një intervistë të disa viteve më parë në emisionin Today, aktorja u shpreh se zgjedh që të futet nga dyert e pasmeve se sa të ecë në tapetin e kuq gjatë eventeve të ndryshme kur të bijat janë të pranishme.

“Unë jam shumë mbrojtëse kur bëhet fjalë për to. Shumëkush thotë që ndonjëherë fëmijët duhet t’i lëndosh që t’i ndihmosh për gjërat në jetë, por një nënë e di gjithmonë kur diçka nuk shkon. Pra, është çështje ndjesish,” përfundoi Kidman.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle