
Mesa duket Kim u lodh me flokët e zeza dhe vendosi që të bëjë ndryshimin që nuk pritej. Në mes të angazhimeve të shumta, ku ajo pati një takim me zëvendëspresidenten e SHBA-ve Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, ajo gjeti kohën që nga ky angazhim të shkonte në sallonin e bukurisë për të bërë një super ndryshim me flokët.
Kim Kardashian është zyrtarisht një bionde platin, nuancë që ajo zgjodhi ta prezantojë në eventin e “Homeboy Industries' 2024 Lo Máximo 2024”, që u organizua në Los Angeles.
Përveç protagonizmit të vetë Kim, ishte parukieri i saj Chris Appleton që shpërndau në rrjetet sociale pamjen e re të saj.
“Ice Kimmy,” shkroi ai në një postim në Instagram. "Ne donim të ruanim një rrënjë të shkurtër dhe të zezë, ndërsa pjesa tjetër është bionde e freskët dhe e akullt. Sigurisht që u bënë disa seanca lyerje për të mbërritur në këtë rezultat,” shton ai.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që Kim bëhet bionde. 43-vjeçarja ka eksperimentuar një larmi ngjyrash ndër vite, ndërsa me flokë platini është shfaqur në maj të vitit 2022 në mbrëmjen e Met Gala, kjo e frymëzuar nga Marilyn Monroe.

Kim është shprehur gjithnjë se ngjyra e flokëve ndikon në mënyrën si ajo vepron dhe si ndihet. “Unë jam person shumë i guximshëm, ndaj kur zgjedh të bëhem bionde e bëj sepse ndihem e sigurt,” është shprehur Kardashian.
Themeluesja e SKIMS nuk është e vetmja që ka ndryshuar flokët, nga prerja te ngjyra kohët e fundit. Këtë fundjavë, ishte radha e Demi Lovatos që të shfaqej komplet ndryshe, me flokë bob të shkurtër dhe nuancë të re si çokollatë e ngrohtë.
Me sa duket, flokët kanë gjithë vëmendjen e gocave të famshme këtë sezon!
Artikuj të sugjeruar:
- Zakoni i Kim Kardashian na bëri të ndihemi shumë të varfër
- Kim Kardashian ka humbur shumë ndjekës në Instagram, por pse?
- Nuk ka paqe për Kim: Njerëzit komentojnë zhytjen e saj në oqean
- Kim bëri shaka me 'zhdukjen' e Kate Middleton dhe njerëzit u ndanë në 2 grupe
- Kim dhe Emily ishin në një mendje për fustanin në Oscars
- Khëm-khëm, thuhet se Kim ka konfirmuar romancën me sportistin
Burimi: E! News