Flokët

Kim s’gjen rehat me flokët dhe bën ndryshimin e radhës

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2024

Kim s’gjen rehat me flokët dhe bën ndryshimin e radhës 

Nuk kaluan as 2 ditë dhe Kim-it iu mërzitën flokët biondë platin, pavarësisht se mund të themi se i shkojnë shumë.

Kim s’gjen rehat me flokët dhe bën ndryshimin e radhës

Ajo ka publikuar një album me foto në Instagram, ku shfaqet me flokë rozë.E veshur me një palë streçe të zeza, një golf gri dhe çizme të gjata, Kim na prezantoi me look-un e saj të ri dhe prerjen bob.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kim u paraqit dy ditë më parë me flokët në biondë platin, afërsisht siç i ka pasur para 2 viteve gjatë kësaj periudhe, në Met Gala, ku u shfaq e veshur me fustanin e Marilyn Monroe, por mesa duket, i gjithë tranzicioni nga brune në bionde nuk i ka bërë shumë përshtypje.

Kim s’gjen rehat me flokët dhe bën ndryshimin e radhës
Kim - Met Gala 2022


Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që flokët rozë të jenë paruke.

Kim s’gjen rehat me flokët dhe bën ndryshimin e radhës
 
Kim nuk është e vetmja që ka përqafuar flokët rozë. Disa kohë më parë, edhe Megan Fox ka zgjedhur të lyejë flokët rozë, të cilat më pas i zëvendësoi me ngjyrë bojëqielli.

Artikuj të sugjeruar: