
Pavarësisht problemeve shëndetësore në familjen mbretërore, ku Kate dhe mbreti Charles po bëjnë betejat e tyre me sëmundjen e kancerit mes kimioterapive dhe trajtimeve, duket se gjithnjë ka një interes të shtuar sidomos kur vjen puna te Kate Middleton.
Princi William i është rikthyer angazhimeve të tij publike mbretërore, por nuk i shmanget as interesit të njerëzve kur pyetet për shëndetin e Kate. Sipas “The Mirror”, William mori pjesë ditën e djeshme në një ceremoni me finalistët e çmimit “Eearthshot Prize” në Seaham Hall një rajon në Mbretërinë e Bashkuar kur gjatë ceremonisë ai u pyet nga gazetarët se si është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij.

"A shqetësoheni nëse ju pyesim se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?" pyeti një prej gazetarëve. Ai u përgjigj: "Të gjithë janë mirë, faleminderit. Po, ne jemi mirë."
Sipas mediave britanike, Kate i është nënshtruar kimioterapisë prej disa javësh, ndërsa William i është rikthyer funksioneve të tij publike. Pas gjithë teorive konspirative për zhdukjen e Kate, kjo e fundit foli publikisht përmes një videoje për sëmundjen nga e cila është prekur, ndërsa familja ka kërkuar privatësi deri në kapërcimin e kësaj situate.
Kate dhe William festuan njëherësh edhe 13-vjetorin e martesës së tyre duke përkujtuar përvjetorin me një foto të papublikuar më parë.
Artikuj të sugjeruar:
- 13 vite martesë: Historia e dashurisë së Kate dhe princit William është kaq romantike
- Kate Middleton hyn në histori si anëtarja e parë e familjes mbretërore që ka këtë titull
- Pas diagnostikimit me kancer, Kate Middleton do të rikthehet në publik së shpejti
- Kate ishte nën presion kur tregoi se vuan nga kanceri, konfirmon burimi pranë pallatit mbretëror
- Pse Kate nuk e përfshiu princin William në videon ku foli për diagnostikimin me kancer?
Burimi: Instyle