Celebrity

Vështirë ta njihni Duan me modelin e ri të flokëve

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2024

Vështirë ta njihni Duan me modelin e ri të flokëve
FOTO: DUALIPA/INSTAGRAM

Dua është prova e gjallë e ndryshimit të flokëve, aq sa ajo renditet në radhët e gocave të famshme që nuk lodhen kurrë nga këto transformime. Lodhje nga bukuria? Në fakt, jo! Njerëzit nuk “ngopen” me ndryshimet e Dua-s dhe ky i fundit është një qasje retro e stilit të flokëve të viteve ’70.

Artistja duket se ka hequr dorë nga flokët e kuqe, duke iu bashkuar listës së vajzave të famshme që po presin flokët shkurt në versionin bob këtë sezon. Dua është  rikthyer me modelin e ri të flokëve duke i befasuar të gjithë: flokë të zeza, me super shkallëzim te baluket dhe pjesa fundore që mund të jenë frymëzimi i duhur për prerjen tuaj të ardhshme.

Si protagoniste e kopertinës në numrin e ri të revistës “Beauty Papers”, Dua gati nuk njihet me modelin e ri të flokëve që më shumë ngjan me një stil rock 'n' roll.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Detaji që e plotëson të gjithë pamjen është grimi punk dhe këngëtarja duket kaq yll. Njerëzit u çuditën jo pak dhe nuk i kursyen komentet dhe mendimet e tyre në lidhje me këtë super ndryshim.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Cosmopolitan