Celebrity

Kim i ka dhënë fund lidhjes me sportistin?

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2024

Kim i ka dhënë fund lidhjes me sportistin?

Thuhet se Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas një burimi për People, gjërat mes tyre thjesht u ftohën.

Kim i ka dhënë fund lidhjes me sportistin?

Kim dhe Odell supozohej të ishin çift dhe ndonëse e kanë mbajtur shumë private marrëdhënien, sërish nuk u kanë shpëtuar syve kuriozë dhe lenteve të paparacët. Rreth një muaj më parë ata u fotografuan në festën e Vanity Fair, e cila zhvillohet pas ceremonisë së çmimeve Oscar.

Dëshmitarët thanë se mes Kim dhe Odell s’kishte puthje në buzë, por shumë prekje dhe ata ishin pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës. Burimet thanë po ashtu se kishte shumë kimi mes tyre.

Kim i ka dhënë fund lidhjes me sportistin?

Kim, që prej lidhjes dhe ndarjes nga Pete Davidson e ka mbajtur shumë private jetën e saj romantike dhe me gjithë pretendimet që qarkullonin vërdallë, nuk e pranoi dhe as mohoi lidhjen me sportistin.

Artikuj të sugjeruar: