
Shpesh është e vështirë të përgatisësh një vakt, i cili konsumohet nga ju apo e gjithë familja. Përgjithësisht amvisat gatuajnë me hamendje dhe shumë pak me gramaturë fikse në mënyrë që asnjë pjatë të mos përfundojë në koshin e plehrave.
Por, si të veproni për të mos çuar dëm asnjë gram nga ushqimi apo produktet që ju ndodhen në shtëpi. Ja pesë teknika të thjeshta që mund t’i vini në zbatim.
#1 Përdorni përbërësit e mbetur për të krijuar një recetë të re
Shkruani tre përbërës që dëshironi të ripërdorni dhe internet do të gjenerojë qindra receta ideale për ju.
#2 Përdorni bukën e mbetur për të bërë gatime të shijshme
Për sa kohë që buka nuk është e mykur, buka e mbetur mund të jetë ideale për një sërë recetash. Mund ta përdoni për brumin e qofteve që bëni në shtëpi, për hamburger etj.
#3 Përdorni bananet e pjekura për të bërë bukë bananeje
Me bananet super të pjekura mund të përgatisni një bukë të shijshme përmes një recete vërtet të thjeshtë.
#4 Blini perime të ngrira
Perimet e ngrira janë jo vetëm më të lira në çmim se perimet e freskëta, por për sa kohë që ato ruhen në frigorifer kanë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për organizmin tonë. Në vend të perimeve të freskëta që mund të harroni t’i përdorni deri sa kalben, ato të ngrirat janë një tjetër zgjedhje e mirë.
#5 Bëni një plan ushqimor
Mund të shmangni hedhjen e ushqimit thjesht duke blerë vetëm përbërësit që ju nevojiten për vaktet tuaja çdo javë. Shihni dollapët, bëni një listë me gjëra që mungojnë dhe që duhen blerë dhe tentoni t’i përdorni në receta brenda një jave, siç e keni parashikuar.
Artikuj të sugjeruar:
- 5 efekte pozitive që ka kafeja në shëndetin tonë
- 15+ ushqime që mund t’i hani sa të doni sepse nuk ndikojnë në peshë
- Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse
- A e ndryshon ngrënia e karotave ngjyrën e lëkurës? Ja ç’thonë ekspertët
- 5 ushqime që duhet t'i shmangni nëse doni të jetoni gjatë