
Kur Raymond Dolphin mori detyrën e ndihmës drejtorit në “Illing”, një shkollë në Connceticut, 2 vite më parë, e kuptoi se me nxënësit kishte diçka që nuk shkonte dhe e gjitha lidhej me përdorimin e telefonave inteligjentë.
Të gjithë nxënësit në klasë përdornin smartphone, pavarësisht se rregulli ishte i qartë dhe i prerë: Nuk lejohet përdorimi i tyre. Rrjetet sociale në veçanti e përkeqësuan situatën mes Dolphin dhe studentëve. Ndihmës drejtori vëzhgonte nxënësit nëpër korridore dhe kafene, duke vënë re të njëjtën gjë, gjithnjë: Ata ishin me kokat ulur, të fiksuar në ekran. Ndaj, kur situata u bë e padurueshme, Dolphin bëri diçka të pazakontë: Ndaloi përdorimin e telefonave.
Eksperimenti i nisur në shkollë nxiti kundërshtime të shumta nga nxënësit dhe nga disa prej prindërve, të cilët reaguan ashpër ndaj ndalimit të telefonave. Dolphin e krahasoi ndalimin e telefonave celularë edhe me frenimin e konsumit të ushqimeve pa sheqer, duke thënë se brenda pak muajsh, nxënësit do të ndiheshin më mirë.

Është e qartë se brenda kësaj shkolle u pasqyrua lufta e gjerë që po zhvillohet mes arsimit dhe rrjeteve sociale, pasi disa prej shteteve po marrin masa gjithnjë e më drastike për ndalimin e TikTok (në SHBA) dhe ndalimin e telefonave për fëmijët nën 13 vjeç (Francë). Telefonat janë kudo, duke shpërqendruar nxënësit dhe jo vetëm. Duke ndjekur shembullin e Raymond, shumë shkolla, nga Kalifornia deri në Pensilvani, kanë ndërmarrë hapa konkretë për parandalimin e telefonave inteligjentë.
Vendimet vijnë pas alarmit se telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët, po i përdorin ata për të reklamuar produkte dhe shqetësimet janë bërë edhe nga ekspertë të fushave të ndryshëm.

Dolphin, 45 vjeç, pranon se vetëm gjatë viteve të fundit, është bërë shumë shqetësuese dhe masive mbajtja e telefonave inteligjentë. Ai, përmes një mënyre të thjeshtë, ia doli që të fitonte një betejë që për shumë shkolla dhe familje mund të duket e pamundur. Në orën 7:50, në një mëngjes marsi, Dolphin nxitoi të shkonte drejt hyrjes së shkollës, ku u përball me të gjithë nxënësit, për t’u siguruar që teknika e tij do të funksiononte. Për pak çaste, 800 nxënës, disa energjikë e ca të përgjumur, dorëzuan telefonat nëpër ‘qese’ prej gome, individuale. Ata i mbajtën ‘qeset’ e mbyllura në duar, më pas, i ngritën lart për t’ua treguar mësuesve. Telefonat do të qëndronin të paprekur deri në pushim, në orën 14:45. Ishte kaq e thjeshtë: Telefonat dorëzoheshin dhe nxënësit nuk kishin akses.
Mbajtëset, të krijuara nga një kompani e quajtur “Yondr” me bazë në Kaliforni, ishin pikërisht ato që shkaktuan mijëra ndjesi te studentët. Disa pohuan se qanë, kur kuptuan se telefoni do të ishte i paaksesueshëm. Michael Wilson, 14 vjeç, nënshkroi një peticion të vendosur në një kafene, ku kërkohej që vendimi i Dolphin të rishqyrtohej.

Megjithë kundërshtimeve të shumta, disa studentë pohuan se tani mund të përqendrohen më shumë në mësime. Chioma Brown, futi telefonin e saj në mbajtëse dhe fillimisht, u ndje keq. Me kalimin e kohës, pohoi se ndjesitë e saj ndryshuan. “Mund të përqendrohem më shumë. Këto ditë e harroj që e kam telefonin me vete”, shprehet ajo.
Fillmisht, mësuesit ishin skeptikë se mbajtëset do të funksiononin, por më pas, e pranuan se ishte një ndryshim transformues. Don Connolly, mësues i shkencave, u shpreh se përsëriste 6 herë në ditë të njëjtën fjali: “Hiqini telefonat dhe kufjet”! Ai u shpreh se që pas vendimit, thotë “Mirëmëngjes” dhe jo “Hiqini AirPods”.
Por, shkolla nuk “ëndërron” se ky sistem është i pagabueshëm. “Ai mbajnë ca fëmijë telefonat fshehurazi në çantën e shpinës? Sigurisht që po! Ne s’jemi naivë”, tha Dolphin, duke shtuar se në grupet e studentëve, mospëlqimi ndaj kësaj metode është mëse i zakonshëm. “Megjithatë, kur bisedojnë më vete, është ndryshe”, tha ai. Shumë studentë i kanë thënë Dolphin se tani ndihen sikur po krijojnë më shumë miqësi.

Studentët konfirmuan se heqja e telefonave ka krijuar më shumë biseda në klasë. Gabe Silver, një nxënës i klasës së tetë, tha se tanimë në pushimin e drekës dhe në korridore, të gjithë janë më energjikë dhe të zhurmshëm, pasi bisedojnë ballë për ballë, duke shtuar se kjo është një pjesë thelbësore e rritjes. Ca studentë nuk e kishin kuptuar se telefonat kishin ndikuar në përqendrimin e tyre, por me vendimin e Dolphin, thuajse të gjithë janë më të fokusuar në mësim dhe socializim.
Artikuj të sugjeruar: