Celebrity

Khloé Kardashian reagon pas akuzave për editim fotosh: “Këto janë këmbët e mia”

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2024

Khloé Kardashian reagon pas akuzave për editim fotosh:

Khloé Kardashian u akuzua për editimin e fotos së fundit që publikoi dhe si rrallëherë, bëri një reagim. Njerëzit e akuzuan Khloé se këmbët e saj duken “ndryshe” dhe pretenduan për një dështim në editim.

Bëhet fjalë për këtë foto, ku ajo shfaqet në një jaht, me rroba banje të zeza, duke parë në telefon. Njerëzit supozuan se fakti që këmbët e saj duken ndryshe, tregojnë se ka dështuar *sërish* në Photoshop. Khloé reagoi, duke thënë: “Këto janë këmbët e mia. Kam dy këmbë të ndryshme. Ato do jenë ndryshe. Në njërën prej tyre kam bërë 3 operacione, por i dua”, us shpreh ajo.

Khloé Kardashian reagon pas akuzave për editim fotosh:

Sërish, komentuesit rikujtuan rastet e tjera kur Khloé ka edituar fotot. “Do të doja të shihja foto natyrale, të paedituara”; “Khloé, të dua, por fshije, para se dikush të zgjohet dhe të të gjykojë për fytyrën”; “Ok, prej kohësh kjo mani ka dalë jashtë kontrollit”, tha një tjetër përdorues i Instagram-it.

Khloé Kardashian reagon pas akuzave për editim fotosh:

Për herë të fundit, ylli i “The Kardashians” është akuzuar se ka edituar foton e maces së saj. Menjëherë, komentuesit thanë se fotoja është e ndryshuar dhe se as kafshët nuk janë të sigurta. Khloé nuk reagoi, por e fshiu foton.

Artikuj të sugjeruar: