Muzika

Bëhuni gati të jeni më optimistë! Dua Lipa publikon albumin e ri

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2024

Bëhuni gati të jeni më optimistë! Dua Lipa publikon albumin

Dua Lipa ka publikuar albumin e ri, “Radical Optimism”, i cili përmban 11 këngë, përfshirë “Houdini” dhe “Training Season”. Në kopertinën e albumit, shihet Dua duke notuar pranë një peshkaqeni.

Ky është publikimi i tretë i këngëtares së famshme dhe pason “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020. Sigurisht, nga vetë emri, albumi ka një qasje pozitive dhe momente të lumtura, të cilat sjellin këndvështrime të reja për situata të ndryshme, të cilat ndonjëherë duken shumë të vështira për t’u tejkaluar.

Bëhuni gati të jeni më optimistë! Dua Lipa publikon albumin
 
Sa i përket albumit, përmban këto këngë: End of an era”; “These walls”; “Whatcha doing”; “French exit”; “Falling Forever”; “Anything for love”; “Maria” dhe “Happy for you”.