Celebrity

Anne Hathaway hapi llogari në TikTok dhe u bë direkt virale

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2024

Anne Hathaway hapi llogari në TikTok dhe u bë direkt virale
TIKTOK

Anne Hathaway i është bashkuar TikTok-ut zyrtarisht dhe fansat janë shumë të emocinuar. Ajo publikoi një video me të gjitha gjërat që bërë 4 vitet e fundit, duke i bashkuar të gjitha momentet, lotët, arritjet dhe promovimin e projekteve të fundit të saj.

Aktorja 41-vjeçare e filloi videon me një fragment duke buzëqeshur. Në video nuk munguan sekuenca nga përgatitja për filmin dedikuar karantinës që u realizua gjatë pandemisë, një klip i shkurtër nga “The Witches”, më pas nga “WeCrashed”. Pasi tregoi një seri projektesh, ajo solli dhe një përmbledhje të veshjeve të saj në Met Gala, bashkë me stilin, veshjet dhe detajet nga fashion show dhe dalje publike të komentuara ndër vite.

Pati edhe momente të Anne duke qarë në disa evente, ndërsa njerëzit vërshuan të shprehin admirimin në komente.

“Mbretëresha është këtu”, shkroi dikush; “Si nuk u moshua asnjë ditë”, thotë një tjetër; “Aktorja dhe njeriu im i preferuar”, shkroi një i tretë.

Afrtikuj të sugjeruar: