Make-Up

Trendi i “blush-it” që ka pushtuar TikTok-un lidhet me William dhe Harry

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2024

Trendi i “blush-it” që ka pushtuar TikTok-un lidhet me William
Getty

Në TikTok, ku trendet e grimit shtohen çdo ditë si kërpudhat pas shiut, po qarkullon i ashtuquajturi “boyfriend blush” (skuqja e mollëzve si të të dashurit).

Teknika në fjalë ka arritur më shumë se 30 milionë shikime, ndërsa akoma më tepër po shtohen dhe videot për të.

Thelbi i teknikës është të aplikosh blush më shumë se zakonisht, aq sa e kuqja e butë të zbresë deri poshtë mollëzave, por pa arritur në cepat e buzëqeshjes. Grimierëve që e mbështesin teknikën, kjo metodë, u kujton fotot e vjetra të Prince William dhe Harry kur ishin më të vegjël dhe kishin një të kuqe të lehtë në fytyrë.

Trendi i “blush-it” që ka pushtuar TikTok-un lidhet me William
Getty

“Ata dukeshin të lezetshëm, të rinj dhe shumë sportivë”, thotë grimierja Mallory Osses, e cila tregon edhe teknikën e saktë. Për ta aplikuar duhet nisur me fokusin në qendër të mollëzave, më pas vazhdon me aplikimin në formë “W”, duke dhënë efektin e një lëkurë më të ngritur.

Trendi i “blush-it” që ka pushtuar TikTok-un lidhet me William
Getty

Gjenerata Z janë të parët që e pëlqyen këtë trend dhe arsyeja është e thjeshtë: Ky blush të bën të dukesh më i ri dhe më fëmijnor në fytyrë.

@malloryosses Replying to @Thanksbuddy What is Boyfriend Blush? ? #boyfriendblush #blusher #oblongface @Mallory Osses @Mallory Osses ? original sound - Mallory Osses

E vetmja këshillë që duhet të keni parasysh është të mos e teproni me grimin kur ta provoni, pasi në tërësi pamja duhet të jetë shumë natyrale.

Artikuj të sugjeruar: