
Megan Fox i është rikthyer pamjes me flokët brunë, bashkë me një prerje të re bob, duke iu bashkuar trendit më “in” të momentit dhe duket yll.
Fotot i ka publikuar vetë ajo në Instagram duke shkruar: “Ajo është prapë brune”. Kjo është pamja që Fox ka pasur më shumë në jetën e saj, madje për shumë kohë, njihej lehtësisht vetëm prej flokëve të errët.

Rikthimi i brunes më të njohur në Hollywood, vjen pas disa muajsh eksperimentime, që Megan bëri. Nga ngjyra e kuqe e zbehtë, te roza pastel e më pas në blu, ylli i “Transformer” u komentua shumë nga njerëzit.
View this post on Instagram
“Dua edhe unë t’i pres flokët tani”, shkruan një komentues; “Gruaja më e bukur”, shkruan një tjetër; “Dukesh shumë bukur brune”, i thotë një i tretë.
Artikuj të sugjeruar: