Thonjtë

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2024

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër
FOTO: GOTHAM

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur dhe tonet e forta dimërore për thonjtë e duarve dhe të këmbëve, Lopez dhe estetisti i shumë personazheve VIP, Tom Bachick, janë gati që të sjellin një version të ri të manikyrit french që me sa duket do të bëjë namin këtë sezon.

Por, ndryshimi këtë herë është te pjesa transparente e frenchit të famshëm, në dallim nga e bardha apo ndonjë nuancë tjetër pastel. Interpretimet mund të jenë të shumta dhe nuk është çudi që ky manikyr klasik dhe elegant t’ju përshtatet të gjithave, pavarësisht llojit të thonjve.

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër
FOTO: Taylor Hill/Getty Images

Ka diçka të pastër dhe pëlqyeshme në këtë model të ri të thonjve french, që vetëm Jennifer Lopez di se si t’i sjellë për të frymëzuar shumë vajza të tjera për manikyrin ideal të këtij sezoni.

Ky version i ri i manikyrit mund të realizohet nga ai i pastri, tek tonet verore, ngjyrat pastel apo ari dhe argjendi.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Glamour