Celebrity Style

Kendall Jenner sapo theu rregullat e modës me këtë veshje

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2024

Kendall Jenner sapo theu rregullat e modës me këtë veshje
FOTO: GETTY

Kendall është gati për të sfiduar me stil traditën dhe disa rregulla të pashkruara të modës, që përgjithësisht janë respektuar nga shumë personazhe publikë.

Kështu, gjatë fundjavës supermodelja mori pjesë në disa evente mes tyre edhe “Labour Day”, pra Dita e Punës, ku thuhet se është kundër rregullave që të vishet e bardha. Kendall preferoi një këmishë të bardhë lino me mëngë të përveshura dhe me kopsa, ndërsa e kombinoi atë me pantallona xhins të bardha dhe atlete në të njëjtën ngjyrë. 

Kendall Jenner sapo theu rregullat e modës me këtë veshje
FOTO: GETTY

Nëse nuk e dini, veshja e bardhë në ditën e “Labour Day” (gratë në betejë për të drejtat e tyre gjatë shekullit të 19-të, për t’u dalluar nga të pasurit zgjodhën veshjet e bardha si shenjë dalluese në protesta e takime), nuk konsiderohet në modë dhe është jashtë rregullave si ngjyrë.

Për një kontrast me të bardhën, Kendall zgjodhi një rrip të zi me togëz argjendi, syze dielli në formë katrore dhe vathë të mëdhenj argjendi.

Gjithsesi, përtej thyerjes së rregullave ajo duket shumë stylish dhe lezetshëm!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle