Celebrity

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për t’i propozuar Hailey-t

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2024

 

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për
Instagram

 

Unaza e fejesës së Hailey Bieber nuk është aspak e zakontë dhe këtë e vërtetojnë detajet që qarkullojnë në media për të. Bashkëshorti i saj, Justin Bieber, e ka dizenjuar unazën me ndihmën e Jack Solow nga Solow & Co. disa javë para fejesës tyre në korrik 2018.

 

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për
Instagram

 

Punimi unik dhe i personalizuar ka një diamant të madh oval i cili është i vendosur mbi një rreth floriri të thjeshtë. Prodhuesi i unazës ka zbuluar për People se Justin e zgjodhi vetë me dorë diamantin e papërpunuar.

Rrethi thuhet të jetë flori 18 karatsh, ndërsa diamanti 6-10 karat. Sipas Solow, Justin u mor disa javë me procesin dhe kishte dëshirë që unaza të nxirrte në pah bukurinë e duarve të Hailey.

 

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për
Instagram

 

“Kur po shikonte brenda diamantit me pajisjen e posaçme mbaj mend se më tha që i dukej sikur shikonte fytyrën e Hailey”, tregon Solow.

Justin i ka propozuar Hailey në Bahamas ndërsa dy ditë më vonë e publikuan lajmin në Instagram.

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për
Instagram

Në shtatorin e 2019-ës ata u martuan dhe unazës së fejesës, Hailey i shtoi edhe dy detaje të tjera që kompletuan unazën e martesës. Të dyja, mbuluar me diamante dhe flori 18 karat.

Arsyeja romantike pse Justin zgjodhi këtë unazë për
Instagram