Celebrity Style

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi pjesëmarrjen?

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2024

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi
Getty

Rihanna nuk ishte prezente në Met Gala 2024 dhe me thënë të drejtën, u mungoi të gjithëve. Normalisht dhe me të drejtë, të gjithë pyetën se ku është Riri dhe sipas një burimi për People, këngëtarja dhe krijuesja e Fenty Beauty nuk u shfaq, pasi u sëmur me grip.

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi
Getty

Në vitet e fundit, Rihanna, 36 vjeç dhe partneri i saj, A$AP Rocky, 35 vjeç, kanë bërë disa super paraqitje në Met Gala. Këtë herë, Riri konfirmoi pjesëmarrjen me në Met Gala 2024, por na çuditi, pasi pohoi se do të vijë e veshur shumë thjesht. “Në fakt, këtë vit do jem e veshur thjesht, në krahasim me ç’kam veshur më parë”, duke shtuar se gjithçka do të varet nga grimi dhe flokët e saj. Por, ndodhi që nuk u shfaq dhe urojmë që vitin tjetër të vishet ashtu siç i ka hije.

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi
Getty

Rihanna dhe A$AP e kaluan fundjavën në Miami, ku Riri prezantoi edhe flokët e saj të reja, në ngjyrë rozë të ëmbël. Ajo ishte duke mbështetur partnerin e saj në bashkëpunimin me Puma, "A$AP Rocky X Puma".

Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi
Getty

Ah, vështrimi që i dha reperit i mbeti fiksim internetit.

Artikuj të sugjeruar: