
Courteney Cox ka reflektuar mbi finalen e “Friends” duke publikuar videon e mbylljes së serialit të njohur, fiks 20 vite pasi u realizua episodi i fundit.
“Kanë kaluar 20 vite nga seria finale e “Friends”. Nuk e di se si arritëm të aktronim mes lotësh. Përjetësisht mirënjohëse”, shkroi ajo.
View this post on Instagram
Skena e famshme, i bën bashkë aktorët në apartamentin e Monica-s dhe Chandler, ku dalin së bashku për të pirë një kafe siç ka qenë traditë në 10 sezonet e serialit. Po këtë vit, “Friends” feston 30-vjetorin e krijimit. Seriali është një nga më të famshmit e të gjitha kohërave dhe ndiqet ende me shumë interes.
Në sondazhe të realizuara ndër vite, "Friends" është renditur si një prej ndikuesve pozitiv në luftën me ankthin për shumë adoleshentë dhe të rritur që kanë gjetur rehati mes humorit dhe batutave të aktorëve të njohur.
Në këtë përvjetor përkujtohet edhe Matthew Perry, i cili ndërroi jetë në tetor të vitit që shkoi, duke u bërë i pari aktor që ndërron jetë nga kasti i njohur.
Artikuj të sugjeruar:
- Mesazhi i Cortney Cox për ditëlindjen e Aniston duket si një homazh për Matthew Perry
- Pse yjet e ‘Friends’ nuk u ftuan në Emmy Awards, ku u nderua Matthew Perry
- Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste duart që të mos konsumonte drogë
- Zbulohet shkaku i vdekjes së Matthew Perry-t
- Jennifer flet për Matthew Perry: