Mendja

Çfarë është “teknika e frymëmarrjes me gishta” që ju ndihmon të flini mirë

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2024

Çfarë është “teknika e frymëmarrjes me
FOTO MARRE NGA GRAZIA.COM

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe vështirësi për të fjetur mirë, deri në atë masë sa shprehja “Jam i/e lodhur” është një nga më të kërkuarat në Google. Studimet e fundit tregojnë rritjen e përqindjes së njerëzve që kanë probleme për të fjetur shpejt dhe mirë për shumë arsye.

Frymëmarrja me gishta, një formë e thjeshtë dhe e shpejtë e vetëhipnozës ju ndihmon të qetësoheni dhe të bini shpejt në gjumë duke dhënë një zgjidhje të lehtë dhe shumë efektive.

Çfarë është frymëmarrja me gishta?

Frymëmarrja me gishta është një formë e hipnozës që mund të përdoret për të na rikthyer në një gjendje mendore të qetë dhe racionale gjatë kohës së ankthit ose lodhjes. Me fjalë të tjera është një kombinim i lëvizjeve të duarve, prekjeve dhe frymëmarrjeve.

Disa studime kanë treguar se kontrolli efektiv i frymëmarrjes jo vetëm që mund të ndihmojë në relaksimin mendor, por njëherësh nxit lirimin e melatoninës, hormonit të prodhuar nga gjëndra pineale në tru, përgjegjëse për rregullimin e ritmit cirkadian të trupit dhe menaxhimin e ciklit natyror të gjumit.

Si ta bëni këtë lloj frymëmarrjeje? Ja një video shpjeguese.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Grazia