
Si një nga ngjarjet më të mëdha të modës, Met Gala 2024 mori vëmendjen e gjithë botës për çdo element që parakaloi në tapetin e kuq. Fustanet elegante, aksesorët e çmuar me shkëlqim vezullues, grimi i theksuar dhe flokët erdhën si një katalog trendesh për të gjitha gocat.
Mbetemi pak te flokët dhe modeli i gocave të njohura që dukeshin si të sapodala nga dushi, ndërkohë që parakalonin në ceremoninë e Met Gala 2024. Ky është një model që profesionistët thonë se mund të krijohet shumë lehtë në shtëpi.
“Pamja me flokët e lagur do të jetë një tendencë që do të bëjnë namin këtë sezon. Ne e quajmë “hydro bob” për flokët e shkurtër ose thjesht “hydro” për flokë më të gjatë që janë realisht një nga modelet më të thjeshta dhe praktike që mund ta bëni në shtëpi dhe të shkoni në zyrë, në një darkë ose gjatë fundjavës,” thotë Tom Smith, parukieri i VIP-ave.
Përpara se ta bëni edhe ju këtë model, frymëzohuni më parë nga këto personazhe të famshëm!
#1 Taylor Russell

#2 Iris Law

#3 Kerry Washington

#4 Emma Chamberlain

#5 Rita Ora

#6 Amelia Gray

#7 Sarah Paulson

#8 Tyla

#9 Rebecca Hall

Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Who What Wear