Showbiz dhe TV

Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit të princit Leka dhe Elia Zaharisë

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2024

Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar zyrtarisht, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Sipas dokumentit që disponon Ballkan Web, vendimi për zgjidhjen e martesës së tyre është zyrtarizuar më 25 prill dhe tradhtia nuk ka qenë një arsye e përfundimit të martesës së çiftit.

Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit

Sipas vendimit, ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta e të vazhdueshme, ndërprerjes së bashkëjetesës dhe mungesës së komunikimit, arsye që janë aprovuar nga ish-çifti.

Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit

Rikujtojmë se Elia Zaharia dhe Leka Zogu janë përfshirë në një konflikt, i cili rrëmbeu të gjithë vëmendjen e mediave, pasi u tha se i ati i Elias, Gjergji, kishte dhunuar ish-dhëndrin, Leka Zogun.

Asokohe, princ Leka kishte shkuar të takonte të bijën, Geraldinën dhe ishte përballur me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrrin, i cili ishte duke u kujdesur për mbesën e tij, duke qenë se Elia nuk ndodhej në ato çaste në banesë. Pas një debati, princ Leka pretendoi se ishte dhunuar nga Gjergji, ndërsa ky i fundit thoshte se është i moshuar dhe nuk kishte fuqi të ushtronte dhunë mbi askënd.
 
Ata u paraqitën të dy në polici, për të bërë edhe një ekspertizë mjeko-ligjore. Më pas, edhe Elia denoncoi ish-të shoqin për dhunë.

Sipas dëshmisë së princit, ish-vjehrri e ofendoi dhe e goditi me një statujë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Murat Toptani”, në rezidencën e familjes mbretërore, ku ai ishte paraqitur për të takuar vajzën 3-vjeçare.

“Fillimisht, jam takuar me shefin e administratës së oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas, unë i kam kërkuar atij që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten”. Ai tergoi se kishte gjetur vajzën e vogël të shoqëruar nga gjyshi. Kur përqafoi të bijën, Leka u përball me fjalë fyese dhe kërcënuese nga Gjergji, i cili i tha se duhet të ndërronte rrugën kur ta shihte.
 
Leka shtoi se situata u bë edhe më e rëndë kur ai i tha Gjergjit se duhej të largohej nga dhoma ku ishte me të bijën dhe në këto momente, Gjergji iu afrua, e shtyu dhe e goditi me shkelma.

“Reagimi im ka qenë mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, tha ai.

Pas konfliktit, qarkulloi edhe një video nga momenti i përplasjes, për të cilën princi tha se kishte dalë nga zyrat e policisë dhe se ishte një provë materiale.

“Përshëndetje! Siç edhe jeni informuar, princ Leka, pasditen e 5 marsit është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale. Videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga princ Leka II Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë konsideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media, duke përcjellë imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune”, thuhej në deklaratë.

Më tej, deklarante vijonte: “Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese tek të cilat dyshojmë se kanë cenuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot. Gjithashtu, Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat”.

Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit

Edhe Elia reagoi pas videos, duke u shprehur: “Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. (Ndodhi) për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte dhe aq më tepër të servirej, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.”

Ndërsa sa i përket mënyrës se si ndikoi kjo ngjarje te vajza, Zaharia nuk u pronocua shumë, por shpjegoi se është e lënduar dhe për hir të vajzës, ka vendosur të mos flasë dhe të mos hedhë baltë mbi askënd.