How to wear

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju ndryshuar komplet veshjen!

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2024

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm atlete dhe gjithmonë na duhen një palë të reja. E dimë dhe ju kuptojmë drejt. Pranvera ka ardhur për të qëndruar gjatëëëë dhe ne kemi nisur të luajmë me kombinimet e veshjeve.

Sa herë të jeni duke menduar për veshjen, kujtojini vetes shprehjen “armiku të sheh nga këpucët” dhe merruni me përzgjedhjen e tyre. Janë elementi më I rëndësishëm I gjithë outfit-it prandaj jepini  vëmendjen që meritojmë.

Janë disa modele atletesh që ndryshojnë edhe veshjen më bazike dhe fatmirësisht  çfarë do t’ju tregojmë tani i gjeni të gjitha në Buzz Sneaker Station!

1. 

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Çfarë vesh Jennifer Lawrence apo Gigi Hadid dhe nuk duket cool? Adidas Gazelle janë sa sportive aq edhe klasike për t’u veshur me një fustan të bardhë pranveror. Me xhinset e preferuara dhe nje crop top jeni gjithashtu gati për të zgjidhur çdo problem.

2.

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Nuk besojmë se ekziston ndonjë veshje që nuk duket dyfish më stil me Nike Dunk Low Retro! Janë kaq të këndshme, të lehta dhe pranojnë çdo lloj outfit-i.

3.

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Për djemtë dhe  vajzat që duan ngjyra, duan të eksperimentojnë duke qëndruar tek “old school style”, në Buzz gjeni modelin e veçantë të Vans-ave klasike.

4.

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Atletet që i vishni kurdo, kudo dhe si të doni ju. New Balance 530 është blerje që ju shoqëron në çdo stine dhe janë MUST në dollapin e këpucëve. Nga bike shorts tek fustanet e ngushta të aperitivëve, ky model qëndron në këmbë si asgje tjetër!

5.

Atletet e vetme që ju duhen këtë sezon për t’ju

Sambat e famshme janë fiksimi i fundit i Instagramit, blogereve dhe gjithë ne të tjerëve. Ka diçka magjike tek ky model që nuk i rezistojmë dot. Një tjetër blerje për të cilën s’do të pendoheni.

Ju që s’e keni dëgjuar ende. Të enjten, më 9 maj, ora 18:00 në TEG ka festë sepse Buzz feston ditëlindjen! Përveç gjithë surprizave që do të gjeni në çmime mund të bëheni stilistë për një ditë! Detajet i zbulojmë të gjithë bashkë nesër, në Buzz.