Celebrity

Mos ndoshta trikoja e Kim në Met Gala ka lidhje me Taylor Swift?

Shkruar nga Anabel

9 Maj 2024

Mos ndoshta trikoja e Kim në Met Gala ka lidhje me Taylor Swift?
FOTO: Jeff Kravitz

Nëse edhe ju jeni një prej atyre që akoma mendojnë për trikon që veshi Kim Kardashian në Met Gala këtë vit, atëherë dijeni se nuk jeni vetëm! Me sa duket, teoritë konspirative dhe dyshuese kanë nisur të qarkullojnë në të gjitha rrjetet sociale. Fakti që mbi fustanin e personalizuar nga Maison Margiela Couture, Kardashian kishte veshur një triko gri, njerëzit vazhdojnë të bëjnë pyetje si: "Pse?" dhe "A ka lidhje kjo Taylor Swift?"

Admiruesit e këngëtares së famshme janë të bindur se trikoja gri e Kardashian ka lidhje me këngën e Swift, “Cardigan”. "Kim, të lutem na trego pse ke veshur një triko? Mendojmë se kjo është për shkak të Taylor Swift apo jo," shkroi një ndjekës në TikTok. Një tjetër vuri në dukje: "Kjo është mënyra se si t’i qëndroni larg Taylor-it dhe gjithë admiruesve të saj."

Tani, përpara se të fusim në lojë “aftësitë tona prej detektivësh”, duket se ka një shpjegim për trikon e Kim në Met Gala që po shkakton jo pak reagime. Ky aksesor njihet si stili që përfaqëson shtëpinë e modës së Maison Margiela dhe është pjesë e koleksionit të ri, pranverë 2024 me emrin, “Artisanal”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Nga ana tjetër, Kim ka dhënë shpjegimin e saj për këtë zgjedhje në një intervistë për Vogue. “Sapo vrapova dhe mora trikon e të dashurit tim dhe e hodha supeve sepse duhej të shkoja në punë,” tha ajo në këtë intervistë.

Ndoshta këto shpjegime mund të kenë zhgënjyer admiruesit e këngëtares, pasi trikoja mund të jetë vetëm një truk i Kim për të mbuluar super e zbuluara gjatë eventit të madh të mode, ose thjesht ky është krijimi i stilistit, fustan dhe triko sipër.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Glamour