
Një trend i ri po merr vëmendjen virtuale nga çdo cep i botës, pikërisht për transformimin që sjell në gjendjen mendore dhe fizike të grave. Trendi ndryshe njihet me emrin “rituali i tërbimit” ku gratë paguajnë një shumë të konsiderueshme parash për të shkuar në pyll, për të thyer gjëra dhe për të bërtitur me sa zë kanë në kokë.
Kjo terapi, sipas ekspertëve lehtëson stresin dhe ankthin, për sa kohë që pjesëmarrësve u jepen shkopinj në duar dhe ata godasin drurë, sende apo gjëra të ndryshme dhe duke e bërë këtë ata bërtasin për të çliruar të gjitha ato zona të ngarkuara emocionalisht në tru.
E para që e ka sjellë këtë qasje është Mia Magik, ajo që ndryshe njihet si “kumbara shpirtërore” që jeton në Skoci. Ajo e filloi këtë trend për veten dhe miqtë, përpara se ta kthente në një sipërmarrje në funksion të mirëqenies së shëndetit mendor dhe fizik për gratë. Gjatë ritualit të tërbimit, Magik i udhëzon pjesëmarrësit të bëhen palë me emocionet e tyre më të thella, duke bërë njëherësh edhe frymëmarrje të thella. Ajo u kërkon njerëzve që të sjellin ndërmend njerëz apo situata që i kanë acaruar dhe i kanë shtyrë të kapërcejnë kufijtë e vetes.
@miamagik Rage Rituals are one of my greatest honors to lead during my retreats. Check out my YT for the full video. If you want to experience a rage ritual with me and a group of sisters, I’m hosting 2 retreats this fall. #womensretreat #rageritual #spiritualretreat #spiritualtiktok #queendom ? LABOUR - the cacophony - Paris Paloma
“Kur njerëzit e bëjnë këtë dhe i japin vetes mundësinë që të çlirojnë zemërimin, ndaj mundësia e tyre për emocione të bukura zgjerohet,” thotë Magik, emri i vërtetë i të cilës është Mia Banducci. "Ata janë në gjendje të ndiejnë më shumë lumturi dhe kënaqësi dhe ata shkojnë në shtëpi te familjet e tyre me më shumë mirënjohje, lehtësi dhe paqe."
Ritualet kanë bërë jehonë te gratë në rrjetet sociale. "Pse pata një reagim të menjëhershëm dhe fillova të qaja pas këtyre videove?" shkroi një grua.
“Si një grua tashmë në moshë të mesme me më shumë inat të akumuluar, më duhej kjo!” komentoi dikush tjetër.
Studimet tregojnë se shprehjet fizike të tërbimit, të tilla si britmat apo goditjet në një vend larg njerëzve, mund të jenë terapeutike kur shprehen në mënyrë e sigurt, duke u kthyer mandej në një portë drejt kënaqësisë, fuqisë dhe kreativitetit.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: The Independent