
Angelina Jolie dhe Brad Pitt po vazhdojnë betejën ligjore për “Chateau Miraval”, në luftën gjyqësore për pronën e përbashkët që tashmë po përfshin edhe jetën e tyre private.
Në të dhënat e fundit, dalë nga sallat gjyqësore, një prej truprojave të çiftit ka zbuluar se ka dëgjuar Jolie, duke i thënë fëmijëve të tyre që të shmangin të atin kur kanë takimet me të, sipas ndarjes së kujdestarisë.
Tony Webb është një veteran nga Marina Mbretërore, i cili u përfshi në një periudhë të jetës në sigurinë private, duke përfunduar si trupërojë e çiftit. Kanë qenë avokatët e Pitt ata që e kanë bërë të ditur lajmin, duke theksuar se Webb i ka shërbyer Jolie dhe Pitt nga vitii 2000-2020, në periudha të ndryshme. Ndërsa tani është vetëm në shërbim të aktorit.

Detyrat e Webb ishin: Të shoqëronte Jolie dhe familjen kur udhëtonin jashtë Shteteve të Bashkuara dhe të detyronte persona të firmosnin kontrata heshtjeje kur ata ishin në hotele të caktuara.
Në deklarimet e truprojës zbulohet se Jolie i ka kërkuar asistetentes së saj që të ndalojë dy persona nga stafi të dëshmojnë kundër saj në gjykatë.
Beteja ligjore mes çiftit mbi pronën me vlerë 500 milionë dollarë është ende në vazhdim. Kjo është ndër të paktat raste kur duket sikur situata po kthehet në favor të Pitt, i cili nuk ka qenë shumë i lumtur me rezultatet e deritanishme.
Artikuj të sugjeruar: