Celebrity

Dua Lipa ka 1 tatuazh të preferuar për 2 arsye speciale ^^

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2024

Dua Lipa ka 1 tatuazh të preferuar për 2 arsye speciale ^^
Getty

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i cili lidhet me lagjen në Kosovë dhe koncertin që organizon me të atin, Dukagjin Lipën.
 
Duas iu drejtua një pyetje nga aktori The Rock, i cili i tha: “Dua, pyetja ime është: Ti ke shumë tatuazhe, njësoj si unë. Cili është i prefuruar yt?”.

@siriusxm Small tattoo. BIG feels ? Hear @dualipaofficial's answer to @therock ? original sound - siriusxm

Këngëtarja u përgjigj menjëherë duke thënë: “Mendoj se i preferuar im është i pari. Shkruan “Sunny Hill” dhe e kam këtu lart te krahu. Është lagjja ku u rritën prindërit e mi në Kosovë, emri i festivalit që po bëjmë në Kosovë dhe ka një vend special në zemrën time”.

Dua Lipa ka 1 tatuazh të preferuar për 2 arsye speciale ^^
 
Dua është shprehur gjithnjë krenare për origjinën e saj dhe e ka promovuar shpesh Kosovën dhe Shqipërinë nëpër botë. Ndërsa sa i përket festivalit “Sunny Hill”, do të rikthehet këtë vit për të elektrizuar Prishtinën.

"Sunny Hill" do të rikthehet në fundjavën e parë të gushtit të këtij viti, duke premtuar një përvojë të paharrueshme. Përmes një postimi në Instagram, organizatorët e festivalit, treguan se Sunny Hill do të rikthehet në shtëpinë e re dhe të përhershme.
 
“Është koha që të bëjmë një hap të madh përpara. Këtë vit, do të jemi në shtëpinë tonë të re dhe të përhershme, që u mundëson pjesëmarrësve në festival asgjë më pak se eksperiencën më të mirë që presin dhe meritojnë”, shkruhet në postim.
 
Në postim shpjegohet edhe mosprezenca e festivalit të kaluar. “Ne besojmë se nxitimi i procesit do të prekte cilësinë dhe thelbin e asaj që përfaqëson Sunny Hill Festival. Ne besojmë fuqishëm në ofrimin e një përvoje të jashtëzakonshme, ndaj kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë festivalin e vitit të kaluar”.

Megjithatë, festivali do të rikthehet këtë vit. “Pasioni dhe entuziazmi juaj na frymëzojnë të shtyjmë kufijtë dhe të krijojmë magji, vit pas viti. Faleminderit që jeni pjesë e familjes Sunny Hill Festival”.

Artikuj të sugjeruar: