
Sean “Diddy” Combs ka kërkuar që akuzat për abuzim seksual të ngritura ndaj tij prej Jane Doe të tërhiqen. Sipas TMZ, reperi ka ngritur një ankesë ligjore për tërheqjen e akuzave me arsyetimin se në të dhënat e parashtruara në gjykatë, nuk përfshihen mjaftueshëm të dhëna të rëndësishme jashtë akuzave të ngacmimit.
Sipas avokatëve të reperit, Jane ka përdorur kërcënimin në akuzë për të marrë vëmendje mbi çështjen e saj.
“Akuzuesja nuk e mban mend ditën, datën apo vitin kur ngjarja ka ndodhur, por në mënyrë të papritur kujton me detaje çdo situatë të vogël që ka ndodhur. Kjo çështje duhet të ndërpritet menjëherë, pasi është e ndërtuar mbi paragjykim dhe duhet shmangur dëmtimi i mëtejshëm i imazhit të reperit”, shprehen avokatët në ankesën e ngritur.
Jane Doe e ngriti akuzën në dhjetor 2023, pak pasi ish-e dashura e Combs, e akuzoi për përdhunim dhe abuzim.
Ajo deklaroi se kishte të dhëna për reperin që e lidhin me trafikun e qënieve njerëzore, gjithashtu foli për drogim dhe përdhunim në grup ngjarje të ndodhura në vitin 2003 kur ishte 17 vjeç.
Deri tani, Diddy ka më shumë se 3 akuza të ngritura ndaj tij të cilat përfshijnë drogim, trafik seksual, përdhunim dhe abuzim fizik nga disa gra dhe një ish-punonjës i reperit. Në dosjet e hapura, përmenden edhe persona të tjerë të njohur që janë përfshirë në akuza. Pak kohë më parë agjentët federalë bastisën shtëpinë e tij në kërkim të provave dhe detajeve lidhur me investigimin që është akoma në proces.
Artikuj të sugjeruar: