Ushqim & Pije

7 ushqime që lehtësojnë alergjitë në pranverë

Shkruar nga Anabel

13 Maj 2024

7 ushqime që lehtësojnë alergjitë në pranverë
FOTO: JAVIER ZAYAS/GETTY IMAGES

Me ardhjen e pranverës, për shumë njerëz vjen edhe sikleti i kësaj stine. Alergjitë, teshtimat, irritimi i syve, fyti i acaruar dhe një mori simptomash të tjera të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje jo fort të pranueshme nga të gjithë.

Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, duket se ka edhe disa ushqime që falë vlerave të tyre ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.

Ja për cilat ushqime e kemi fjalën!

-Mjalti

Kur bëhet fjalë për alergjitë sezonale, mjalti është super efektiv për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre. Mjalti është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.

-Xhenxhefil

Xhenxhefili është shumë i pasur me kuercetinë, një përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator dhe si pasojë edhe në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.

-Salmoni

Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë që ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.

-Ananasi

Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës (përzierje natyrale e enzimave të nxjerra nga trungu dhe fruti i ananasit). Ky frut është një zgjedhje e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, pasi është plot me vitaminë C.

-Qepa

Një ushqim fantastik kundër alergjive, që mund të përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj. Qepa është e pasur me kuercetinë, një element që lufton gjendjen e alergjive.

-Shafrani i Indisë

Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma është një super zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm dhe forcimin e sistemit imunitar. Shafrani i Indisë mund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefili limon dhe kjo është pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.

-Agrumet

Agrumet si portokalli, qitro, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C. Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në intensitetin e simptomave të alergjive.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Real Simple