Flokët

Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Shkruar nga Anabel

13 Maj 2024

Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i
Getty

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pangatërrueshëm me askënd tjetër dhe sot ende diskutohen e kopjohen, veçanërisht prerja e famshme “Bardot”, e cila aktualisht është një mga termat më të kërkuar në Google.

Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i
Instagram
Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i
getty images

Sinonimi i flokëve perfekt si të aktores përfshin baluke te ndara në dy anët e fytyrës, të kthyera dhe me volum. Ajo ishte bionde, por këto baluke i shkojnë çdo ngjyre, për sa kohë kanë rregullësinë që po kërkon.

Ky trend po merr shumë vëmendje së fundmi, madje shumë personazhe publikë po e promovojnë duke rikthyer vitet ‘70 edhe njëherë.

Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i
getty images

Stilistët e flokëve theksojnë se këto baluke i shkojnë edhe vajzave me fytyrë rrumbullake, po aq sa atyre me fytyrë të gjatë dhe më të hollë.

Ky është (ndoshta) i vetmi model flokësh që mund t’i
getty images

Sekreti i mirëmbajtjes është kthimi me tharëse dhe krehër për t’u dhënë volumin që duhet.

Artikuj të sugjeruar: