Celebrity

Pas kancerit të gjirit, aktorja zbulon se po përballet me një tjetër sëmundje

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2024

Pas kancerit të gjirit, aktorja zbulon se po përballet me një
FOTO: Jason Armond/Los Angeles Times/Getty Images

Në mes të luftës me kancerin e gjirit, për të cilën aktorja e njohur foli hapur përmes një postimi në Instagram, duket se Olivia Munn i është nënshtruar edhe një tjetër operacioni këto ditë. Në një intervistë për Vogue, aktorja tha se së fundmi ka kryer një histeroktomi (heqje e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).

“Unë hoqa mitrën, tubat fallopiane dhe vezoret,” tha ajo gjatë intervistës, ndërsa theksoi se ndërhyrja kirurgjikale është kryer muajin e kaluar. “Ishte një vendim që duhej marrë sepse një ilaç që po merrja për trajtimin e kancerit të gjirit më shkaktonte probleme dhe rraskapitje fizike të përgjithshme, ndaj u bë edhe histeroktomia,” shtoi Munn.

Histerektomia, sipas aktores, por edhe fjalës së mjekëve do të përmirësojë cilësinë e jetës së saj, por njëherësh do e ndalojë të ketë një tjetër fëmije në të ardhmen.

Olivia dhe komediani John Mulaney u bënë prindër të një djali përpara tri vitesh. “John dhe unë folëm shumë për këtë dhe nuk mendojmë se kemi mbaruar me pjesën e zgjerimit të familjes sonë,” tha ajo.

Munn, e cila ka ngrirë dy herë vezët gjatë viteve të kaluara shtoi se e ka bërë sërish këtë procedurë përpara se të bënte ndërhyrjen për histerektominë, me shpresën se në të ardhmen aktorja mund të bëhet sërish nënë përmes surrogacisë.

Sa i takon, betejës tjetër me kancerin e gjirit, Olivia u shpreh pak kohë më parë me një postim në Instagram se pati një mastektomi të dyfishtë (heqje e kirurgjikale e dy gjinjve).

"E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime", tha ajo asokohe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by o l i v i a (@oliviamunn)

Artikuj të sugjeruar: