
Tani që pranvera po largohet dhe vera është shumë pranë, ka ardhur momenti të përshtatesh me motin me diell dhe ngrohtësi me anë të një nuance bionde e cila njihet se ngjyra “e puthur nga dielli”.
Arsyeja pse mban këtë emër është pikërisht prej efektit në gjatësi që e bën të duket sikur rrezanton në ngjyrë të artë. “E arta është trendi i momentit. Kur bëhet bashkë me nuancën lajthi në rrënjë, ajo merr gjithë vëmendjen e duhur”, deklaron stilistja e flokëve Nicola Clarke, e cila njihet si personi që ka kliente Kate Moss.

Duke qenë se në rrjete social po promovohet së tepërmi i ashtuquajturi trendi i “puthjes së diellit” me lëkurën pa shumë grim dhe mollëzat e skuqura, kjo ngjyrë vjen në po të njëjtën linjë për të plotësuar pamjen natyrale.

Ngjyra ka qenë e njohur dhe tepër e diskutuar prej viteve ’90, ndërsa tani po rikthehet fuqishëm.
Artikuj të sugjeruar: