
Nuk është hera e parë që supermodelja riciklon veshje të caktuara, që vijnë edhe njëherë si provë se koha ka ndaluar për Naomi Campbell.
Kështu, ajo u shfaq në tapetin e kuq të 77-vjetorit të Festivalit të Filmit në Kanë, por gjatë protagonizmin të saj në premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”, detaji që ra në sy ishte fustani i zi, të cilin modelja e ka veshur në vitin 1997 gjatë një eventi mode.
Fustani është pjesë e koleksionit pranverë-verë dhe i takon shtëpisë së modës Chanel të atyre viteve.

Fustani i zi prej mëndafshi, por i mbuluar me temina, me disa shirita të tejdukshëm që zbulojnë këmbët e gjata të supermodeles, me rripat e perlave dhe dantellat, të gjitha këto detaje e bëjnë modelen të duket super chic, edhe pse me të njëjtin fustan pas gati 30 viteve.
Me dekoltenë theksuar, grimin e pastër ku lëkura plot shkëlqim dhe flokët kaçurrelë bien në sy, Naomi na jep një tjetër provë se riciklimi i fustanit nuk mund të anashkalohet lehtë.

Kur Naomi e veshi këtë fustan në vitin 1997, krijimin e realizuar nga stilisti nga Karl Lagerfeld, ky fustan u konsiderua një kryevepër e punimeve artizanale, nisur nga teminat, perlat, dantella dhe çdo detaj tjetër i punuar me dorë.
Naomi e riveshi për të na vërtetuar edhe njëherë se asgjë nuk ka ndryshuar tek ajo dhe se faktori moshë duket se është thjesht e vetëm një numër për supermodelen e famshme.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle