Celebrity Style

Kombinimi i Billie Eilish nxiti shumë komente, por pse?

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2024

Kombinimi i Billie Eilish nxiti shumë komente, por pse?
Getty

Billie Eilish kishte zgjedhur një kombinim krejt të pazakontë në ndeshjen e fundit të basketbollit, ku kishte zënë stolat V.I.P, bashkë me shoqen e saj të fëmijërisë.

E veshur me kuadrate nga koka te këmbët dhe me syzet që diferencojnë nga të tjerët, këngëtarja i kishte bashkuar veshjes edhe një palë kufje të mëdha Bose që nuk lejojnë zhurmat e jashtme të dëgjohen.

Të vendosura aty ku mund të ishte një varëse, pra rreth qafës, fansat nuk e lanë pa e komentuar në X.

“Kush vendos kufje në një ndeshje basketbolli”, shkruan dikush i habitur.

“Syze, veshja, kufjet, o Zot i madh”, shkruan një tjetër. Ndërsa një i tretë pyet: “A janë vërtetë të nevojshme këto kufje?”

Më pas pati teori konspirative sipas të cilave, marka e kufjeve vërteton se Billie po konfirmon lidhjen e saj me Steve Lacy.

Kombinimi i Billie Eilish nxiti shumë komente, por pse?
Getty

Prej kohësh ka pasur thashetheme se Eilish është në një lidhje me Lacy, por kurrë nuk janë vërtetuar, ndërsa në media thuhet se të dy janë vetëm miq.

Nga ana tjetër ka fansa që veshjen e Billie e kanë komentuar si zgjedhje të pastër mode.

Artikuj të sugjeruar: