Një email i dërguar në disa shkolla në Tiranë ka alarmuar prindërit, mësuesit dhe nxënësit, pasi u pretendua se në ca shkolla të kryeqytetit ishin vendosur bomba. Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje dhe organet ligjzbatuese nisën hetimet.
Krimi Kibernetik nisi kërkimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar emailin. Sipas informacioneve, vendosja e bombave ka qenë një alarm i rremë, ndërsa ende vijojnë kërkimet nëpër shkolla. Pas kontrollit në gjimnazin “Sami Frashëri”, mësimi po vijon normalisht.
Në emailin e siguruar nga Euronews, shkruhej: “Ka një bombë në shkollë. Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure”.
Mandej, vijon:
“Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të presim qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona”.