
Një tjetër çift i famshëm duket se po i shtohet listës së të divorcuarve së fundmi! Sipas mediave botërore, thuhet se Ben Affleck po jeton në një shtëpi tjetër larg nga bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez, pasi nisën thashethemet se çifti është drejt divorcit.
Page Six ka siguruar disa foto të aktorit të "Good will hunting" duke hipur në makinën e tij sportive të enjten në mëngjes në lagjen Brentwood të Los Angeles, aty ku TMZ raportoi se Ben doli nga shtëpia ku kishte qëndruar gjithë natën.

51-vjeçari shihet në qetësinë e tij, teksa mban unazën e martesës në dorë, një detaj i dallueshëm teksa mban dorën e majtë jashtë dritares së makinës. Ylli i "Gone girl" thuhet se ka qëndruar në shtëpinë në Brentwood gjatë javës së kaluar, ndërsa ish-bashkëshortja e aktorit, Jennifer Garner, jeton aty pranë.

Thashethemet për çiftin e njohur nisën të qarkullojnë sidomos pasi Jennifer u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024. Një burim i tha TMZ se babai i tre fëmijëve nuk mundi të merrte pjesë në këtë event sepse ishte i zënë me xhirimet e "The Accountant 2”.
“Ben beson në terapi, deri në një pikë dhe është i gatshëm të marrë pjesë me mendje të hapur, edhe pse ai e ka zët të gjithë këtë proces të vështirë,” tha një burim për gazetën. “Ai kurrë nuk e vlerëson suksesin e kësaj martese me atë që ndodh në zyrën e një terapisti sepse ai ka shumë tolerancë ndaj konflikteve dhe është i gatshëm për të luftuar derisa të fitojë atë që do,” vijon i njëjti burim, që me sa duket lënë kuptohet se aktori mund të ketë filluar seancat e terapisë në çift.
Jennifer dhe Ben janë një një familje e madhe me pesë fëmijë. Aktori ka tre fëmijë Violet, Seraphina dhe Samuel me ish-partneren, Jennifer Garner. Ndërkohë, Lopez është nënë e binjakëve 16-vjeçarë Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet
- J. Lo është kaq ekstra! Për fustanin e saj u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
- J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër
- J.Lo anulon koncertet e saj dhe njerëzit kanë një teori
- Fakti që ne shohim Ben Affleck nëpër rrjetet sociale qenka meritë e J.Lo
Burimi: Page Six