
Për gocat e famshme nuk mjaftojnë vetëm ngjarjet e mëdha të modës apo eventet e rëndësishme për të qenë protagoniste me veshjen, aksesorët, detajet dhe gjithçka tjetër sa i takon pamjes së jashtme. Kylie Jenner në fakt, ka qenë gjithnjë një ikonë stilit në rrjetet sociale, sidomos në pjesën e grimit dhe kjo jo vetëm për faktin se zotëron një kompani gjigante kozmetike.
Vëmendja këtë radhë është tek thonjtë e saj! Mjaftuan disa foto dje në Instagram që gocat të mbanin shënim trendin e ri të manikyrit për këtë sezon. Teksa mbante në dorë një smoothie në shoqërinë e grimierit të saj, duket se përtej pijeve që dukeshin aq të shijshme, fokusin e morën thonjtë në nuancë Chrome.

Kur bëhet fjalë për thonjtë, Kylie ka filluar të zgjedhë gjithnjë e më shumë versione të shkurtra ose në formë bajameje, në krahasim me modelet e mëparshme stiletto.

Nëse nuk e keni provuar ende këtë trend thonjsh, ky sezon është koha e përsosur. Nuanca duket fantastike nën efektin e diellit, pra çfarë mund të jetë më shkëlqyese dhe pranverore se kaq? Ose nëse nuk mjaftoheni me këto prova, mjafton të çoni foton e thonjve Chrome të Kylie Jenner tek estetistja juaj dhe gati për modelin më yll të stinës.
Artikuj të sugjeruar:
- Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024
- Kylie Jenner reagon në mënyrë të tërthortë për lajmet e shtatzënisë?
- Kylie Jenner thotë se fëmijët i kanë ndryshuar konceptin për bukurinë
- Kylie na bindi që ngjyra e qershisë është zgjedhja perfekte për 2024-ën
- Kylie Jenner ka një koment për ekspozimin e fëmijëve të saj në media
Burimi: TZR