Edhe pse Elia Zaharia dhe Princ Leka e kanë zyrtarizuar tashmë divorcin, interesi për gjendjen e aktores pas ndarjes, jeta me të bijën dhe projektet artistike marrin sërish vëmendjen e publikut. Këtë herë, është i vëllai i aktores, Amos Zaharia që si i ftuar në puntatën e mbrëmshme të “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet nga moderatorja për gjendjen e Elias pas divorcit.
Amos u shpreh se situata është qetësuar dhe gjërat po marrin rrjedhën normale.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë,” u shpreh ai.
Me sa duket, në kapërcimin e situatës delikate ka ndikuar edhe angazhimi shumë i shpejtë i Elias me projekte në teatër dhe shfaqja e fundit “Para perëndimit” ka treguar interes të madh, ndoshta edhe për faktin që aktorja luan me të ëmën në skenë, Yllka Mujon.
“Është një shfaqje shumë e bukur që ka pasur goxha interes. Elia rikthehet në skenë ku luan bashkë me mamin dhe kjo është realisht e veçantë,” vijoi ai.
View this post on Instagram
Kujtojmë që divorci i çiftit u zyrtarizua në 25 prill dhe tradhtia nuk ka qenë një nga motivet e ndarjes së Elias dhe Princ Lekës. Ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta e të vazhdueshme, ndërprerjes së bashkëjetesës dhe mungesës së komunikimit, arsye që janë aprovuar nga ish-çifti.
Kjo nuk është hera e parë që vëllai i Elias reagon publikisht, por është zyrtarisht i pari reagim pas ndarjes së çiftit. Ai mësoi për konfliktet e së motrës dhe videon e dhunës që qarkulloi në internet përmes një lidhjeje direkte në emisionin "Jetë shqiptare" në TVSH ku shprehu habinë për gjithë ngjarjet. Reagimin e radhës ai e bëri me një postim në Instastory ku shkroi thjesht: Trishtim!
Artikuj të sugjeruar:
- Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit të princit Leka dhe Elia Zaharisë
- Elia Zaharia tregon detaje për procesin gjyqësor
- Elia Zaharia flet për videon virale me princ Lekën: “Është një moment intim dhe familjar”
- Elia Zaharia flet për konfliktin me princin Leka: “Asnjë çështje prone nuk ka në mes”
- Babai i Elias dhunoi princ Lekën? Ja ç’thuhet deri më tani