Celebrity

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i këngëtares

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2024

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i 
Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli në Los Angeles. Videoja shqetësuese është xhiruar në vitin 2016.

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i
 
Fine, i cili është martuar me Cassie që prej vitit 2019, shkroi në Instagram një “letër” drejtuar grave dhe fëmijëve: “Burrat që rrahin gratë nuk janë burra. Burrat i mbrojnë këta njerëz nuk janë burra”, u shpreh Fine, duke shtuar se dhuna ndaj grave nuk mund të jetë e pashmangshme. Ai inkurajoi njerëzit që të komunikojnë me të afërmit, sepse “vajzat, motrat, nënat dhe gratë tona duhet të ndihen të mbrojtura dhe se i duam”. Ai shtoi: “Burrat që lëndojnë gratë i urrejnë ato”.
 
Ai gjithashtu u rikujtoi grave që kanë përjetuar dhunën se “historitë e tyre janë të vërteta dhe se njerëzit i besojnë”. “Ju nuk jeni vetëm dhe gratë dhe burrat që interesohen për mirëqenien dhe sigurinë tuaj, duan që ju të keni sukses. Për të gjitha gratë dhe fëmijët, më vjen keq që jetoni në një botë ku nuk jeni të mbrojtur dhe nuk ndiheni të barabartë”.

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i
 
Alex Fine dhe Cassie kanë dy fëmijë, Frankie, 4 vjeç dhe Sunny, 3 vjeç. Ai u shpreh se do t’i rrisë vajzat në një botë ku ndihen të sigurta dhe të dashura. Duke e përmbyllur mesazhin ai u shpreh: “Për të gjithë abuzuesit, keni mbaruar! Nuk jeni më të sigurt, nuk jeni më të mbrojtur. Burrat krah jush janë po aq të dobët dhe të mjerë me veten sa vdekja do të cilësohej si mirësi (për ju)”.

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i
 
Edhe pse ai s’e përmendi emrin e Diddy-t, sërish postimi erdhi pak pasi qarkulloi videoja e tmerrshme ku reperi dhunonte Cassie-n, me të cilën ka qenë i lidhur në një marrëdhënie on&off, shumëvjeçare.

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i
Getty


Në video tregohet se ai e ndjek Cassie-n nëpër korridor, duke e kapur nga qafa dhe duke e përplasur në dysheme. Ai e qëllon me shkelma dhe e tërheq zvarrë drejt dhomës së tyre. Më pas, shihet duke e goditur me një objekt.

Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i

Ventura e paditi reperin 54-vjeçar dhe shpejt, pasi nënshkroi padinë, e tërhoqi atë, për arsye ende të paditura.

Artikuj të sugjeruar: