
Kendall Jenner u pa në koncertin e radhës të Bad Bunny këtë fundjavë. Persona të pranishëm në koncert kanë zbuluar se modelja ishte veshur me një hoodie të zezë dhe syze për të mos u dalluar, por gjithsesi njerëzit kuriozë e panë.
“Ajo kërceu dhe këndoi gjatë gjithë kohës”, shpjeguan të pranishmit në koncertin që u mbajt në Orlando.
28-vjeçarja dhe këngëtari i rindezën thashethemet për rikthim kur u fotografuan në një nga festat pas Met Gala. Ata u panë bashkë gjatë gjithë natës duke qeshur e flirtuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Bad Bunny dhe Jenner kanë pasur vitin që shkoi një lidhje të shkurtër, e cila nuk dihet pse mbaroi. Burimet asokohe thanë se për shkak të axhendës së ngjeshur, dyshja i dha fund romancës. Pas lidhjes me reperin, Kendall la vend për dyshime se ishte rikthyer me ish-të dashurin basketbollist, Devin Booker.
Artikuj të sugjeruar: