
Ben Affleck u fotografua nga TMZ teksa shkonte në një recital të fëmijëve dhe nuk kishte unazë martese në gisht. Kaq u desh që thashethemet se ai dhe Jennifer Lopez po ndahen të shtohen.
Edhe këngëtarja u fotografua gjatë fundjavës, në dukje e lumtur pasi mbaroi provat për turin e saj muzikor, por e kishte unazën e martesës.
Ka më shumë se një javë që mediat dhe rrjetet socialet po vlojnë nga lajmet se çifti Benifer nuk janë më bashkë.

Si fillim, u tha se Affleck nuk po jeton më në pronën me vlerë 60 milionë dollarë që kanë blerë të dy. Më pas, përfaqësues të industrisë së pronave kanë deklaruar se Ben po kërkon një shtëpi tjetër.

Raportime për mediat tregojnë se ata janë në dy situata të ndryshme dhe nuk mendojnë se martesa do funksionojë. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka pranuar lajmin në fjalën. Hera e fundit që u panë bashkë ishte pak pasi filluan lajmet e ndarjes dhe situata nuk dukej aspak problematike.
Artikuj të sugjeruar: