Celebrity

Selena Gomez përlotet, pas vlerësimit në Festivalin e Filmit në Kanë

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2024

 

Selena Gomez përlotet, pas vlerësimit në Festivalin e Filmit
Getty

 

Filmi “Emilia Pérez” u duartrokit për 1 minutë pa pushim pas transmetimit në Festivalin e Filmit në Kanë, duke e bërë Selena Gomez të përlotet para audiencës, e cila ishte ngritur në këmbë.

Kasti i protagonistëve u emocionua shumë teksa ndanin përqafime me njëri-tjetrin, raporton Variety.

 

Selena Gomez përlotet, pas vlerësimit në Festivalin e Filmit
Getty

 

Në “Emilia Pérez”, Selena luan rolin e gruas së një drejtuesi të një karteli droge (Karla Sofía Gascón) që po mundohet të bindë avokatin e tij ta ndihmojë të bëhet grua me një operacion para se të largohet nga biznesi.

Filmi është i ndarë në 4 akte dhe ka disa performanca muzikore që i interpreton kasti.

Gomez ka zbuluar se roli në këtë film ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës.

Selena Gomez përlotet, pas vlerësimit në Festivalin e Filmit
Getty

Një detaj tjetër që mori shumë vëmendje ishte veshja e saj. Një fustan i zi me të bardhë nga Saint Laurent, taka dhe një varëse diamanti Bulgari me mjelmë ishin përzgjedhja e saj. Kishte kohë që nuk e shikonim Gomez kaq elegante, ndaj komentet për të ishin mjaft pozitive.

Artikuj të sugjeruar: